Futboll Gossip Sport

LAJM I ËMBËL/ Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë. Ja emri që zgjodhën për të voglën e tyre…

Më 15 janar të këtij viti, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dha lajmin e bukur se familja e tij po zgjerohej.

Ai publikoi në rrjete sociale një foto familjare, në të cilën dukej barku i rrumbullakosur i Leonitës, bashkëshortes së tij, ndërkohë që vajza e çiftit, Ayana, e puthte.

Ditën e sotme, futbollisti është bërë baba për herë të dytë!

Graniti ndau një imazh bardh e zi, në të cilin shihej me të voglën në krahë dhe shumë i emocionuar.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24.04.2021”, shkroi Xhaka krahas postimit të bukur.

Graniti dhe Leonita u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Related posts

VAZHDIM I HIDHUR PËR “KUQEZINJTË”/ UEFA me dorë të “hekurt”, Milani nuk i shpëton ndëshkimit

Delo.autor

KUALIFIKIMI I INTERIT/ Zhang: Jemi në 8 më të mirët në Evropë

F.autor

MANCHESTER UNITED NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Solskjaer lojtarëve: Largohem nëse në këto dy sfida…

Delo.autor

Leave a Comment