Futboll Seria A Sport

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Tare blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin me Lazion!

Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Europës për të marrë shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, Lotito dhe Tare kanë lëvizur duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.

Aktualisht 25-vjeçari shqiptar ka një marrëveshje që e lidh me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2022, nga e cila Strakosha fiton 1,2 milionë euro në sezon.

Lotito dhe Tare e kanë arritur marrëveshjen me portierin kuqezi për një kontratë të re deri në vitin 2025 nga e cila Strakosha do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, por me këtë marrëveshje të re, Tare dhe Lotito kanë shmangur interesimin e klubeve të mëdha europiane për kuqeziun.

Top Channel

Related posts

Dy shqiptarë te Sampdoria, vjen edhe Etrit Berisha nga Atalanta

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Nuk duhet të jemi egoist, fati ka qenë me…

Delo.autor

Verdi shënon golin e parë ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment