Breaking News Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Shqipëria nuk përmbys dot pas ndërprerjes, Polonia fiton dhe merr vendin e dytë në grup

Ëndrra për të shkuar drejt play-ofl të Botërorit për Shqipërinë ka marrë një goditje të rëndës sot teksa është mundur 0-1 nga Polonia në “Air Albania”. Por ndeshja e sotme mund të dëmtojë përtej pikëve kuqezinjtë për shkak të sjelljes së pakuptimtë të një grupi tifozësh.

 

SHQIPËRI-POLONI 0-1

77′ Sviderski

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet ndeshja

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Përsëri Broja në të djathtë. Driblon dhe hyn në zonë, por gjuajtja e tij ndalet në duart e Sheznit.

88’ Karton i verdhë edhe për Ramadanin.

87’ Broja provon i vetëm të krijojë diçka në të djathtë. Shpërthen në zonë por nuk harkon si duhet në qendër.

86’ Lenjani merr topin në të majtë dhe mundohet të harkojë në zonë, largon mbrojtja mike.

85’ Qarkullim i gjatë i topit i Polonisë që mundohet të qetësojë lojën e kalojë minutat.

81’ Top i gjatë për Levandovskin i cili fiton një duel me Ismajlin, Berisha i zë rrezen e portës dhe e shtyn deri jashtë zonës, ku Hysaj i heq topin.

78’ Rifillon ndeshja me zëvendësim të dyfishtë, pasi Bare dhe Roshi i lënë vendin Bajramit dhe Çokajt.

Ora 22:39 – Spikeri i stadiumit bën të ditur se ndeshja për pak minuta do të rifillojë, por kërkohet që të mos ketë asnjë lloj incidenti që do të mbyllte menjëherë duelin.

Ora 22:31 – Vjen lajmërimi nga spikeri i stadiumit, i cili bën të ditur se gjyqtari ka paralajmëruar se nëse ka edhe një shishe të vetme apo problem, ndeshja do të pezullohet përfundimisht. Ndërkohë policia është në hyrjet e stadiumit, e gatshme të ndërhyjnë.

Ora 10:25 Skuadra polake ka hyrë në dhomat e zhveshjes, ndërsa lojtarët shqiptarë janë të ulur te tuneli në hyrje të fushës.

78’ Ndërpritet ndeshja pasi ka hedhje sendesh në fushë dhe gjyqtarët udhëzojnë skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve.

77’ Vjen goli i Polonisë. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Sviderski godet dhe mposht Berishën.

71’ Gabon Bare në prapavijë dhe i dhuron topin kundërshtarëve. Pasimi në qendër i Kryçoviak devijohet nga Berisha në mënyrë vendimtare duke evituar një gol të sigurt.

70’ Largohet Buksa, duke i lënë vendin Sviderskit në sulmin polak. Edhe Jozviak largohet për të hyrë në fushë Frankovski.

67’ Jozviak përfiton nga një gabim i Lenjanit në largimin e topit dhe nis një pasim të rrezikshëm në qendër. Hysaj largon sferën ndërsa Reja nuk kursehet kundër Lenjanit për atë gabim.

65’ Në fushë hyn Lenjani në vend të Trashit.

64’ Pas një faulli kundër Brojës, gjyqtari ndëshkon me të verdhë për protesta zëvendëstrajnerin e kuqezinjve, Serxhio Porrini.

59’ Kumbulla kontrollon një tjetër sulm të Levandovskit dhe fiton faull. Duartrokitje edhe për mbrojtësin.

58’ Reja hedh në lojë ”xholin” Broja duke larguar Uzunin nga fusha.

53’ Harkimi u radhës i Roshit nga e djathta, as Manaj e as Uzuni nuk arrijnë të godasin topin me kokë.

50’ Karton i verdhë edhe për Bednarek pas faullit ndaj Ramadanit.

48’ Ndëshkohet me të verdhë Hysaj për një faull në sulm. Duket i tepruar vendimi i gjyqtarit Turpin.

47’ Kumbulla mbyll një iniciativë të mirë të Levandovskit nga e majta e pastaj e shoqëron derisa sulmuesi lëshon topin në anësore. Duartrokitje nga publiku.

46’ Pjesa e dytë nis me një zëvendësim te polakët, pasi Klish i zë vendin Moder në rreshtimin e skuadrës mike.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Levandovski kombinon me Zielinskin në hyrje të zonës, mbrojtja kuqezi nuk lejon goditjen drejt portës duke mbajtur larg dyshen e rrezikshme polake me Ramadanin i cili largon.

42’ Sugjerim për Levandovskin në thellësi, Kumbulla kontrollon gjithçka me lehtësi dhe merr duartrokitjet e publikut.

39’ Nuk vonon shumë kartoni i verdhë për Buksa pas një faulli në luftë në ajër kundër Kumbullës.

38’ Nervozizëm mes Kumbullës dhe Buksa pasi sulmuesi ndalohet nga mbrojtësi shqiptar.

34’ I pari që ndëshkohet me të verdhë në këtë sfidë është Ismajli, pas një faulli ndaj Levandovskit.

31’ Top i gjatë në zonë për Manajn, por ky i fundit nuk kontrollon në kohë për të gjuajtur dhe mbrojtja polake largon rrezikun.

30’ Zielinski provon një goditje nga distanca, sfera përfundon në duart e Berishës.

29’ Buksa i ikën Ismajlit nga e majta dhe nis një harkim në zonë për Levandovskin. Ky i fundit gjuan direkt por bllokohet nga Kumbulla.

24’ Aksion me shumë pasime i Shqipërisë që mundohet të gjejë të çarën për të tentuar portën, në fund është Bare i cili gjuan nga distanca por duke çuar sferën shumë lart mbi traversë.

22’ Harkim nga e majta e sulmit polak, topi i lartë në zonë kontrollohet nga dalja e sigurt e Berishës.

17’ Polakët marrin kontrollin e manovrës, por nuk arrijnë të çajnë mbrojtjen e ngjeshur të kuqezinjve duke qëndruar larg zonës së Berishës.

14’ Tre goditje këndi radhazi për polakët, te e treta topi shkon te Buksa i cili në zonën e vogël gjuan por çon sferën mbi traversë.

11’ Roshi shpërthen në të djathtën, por topi i tij në qendër ndalet nga mbrojtja.

9’ Ramadani vjedh topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe e çon te Manaj. Ky i fundit nuk pason te Uzuni por tenton vetë. Sfera devijohet dhe shkon te Uzuni por Kryçoviak kthehet dhe largon sferën. Më pas është Ramadani i cili gjuan nga jashtë zonës por fluturon sferën mbi traversë.

6’ Insistojnë polakët në këto minuta, duke qenë pranë zonës me disa ndërhyje që bëjnë polakët të kërkojnë ndërhyrjen e VAR, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

4’ Puçarz nis një harkim nga e majta në shtyllën e dytë, topi kthehet në qendër, por sfera largohet nga mbrojtja.

1′ Nis dueli në “Air Albania”.

1’ Para topit të parë, mbahet një minutë heshtje në kujtim të fizioterapistit Ylli Mihali dhe komentatorit Kosta Grillo.

Related posts

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Anglia me sytë nga “Elbasan Arena”, “Kuqezinjtë” mund të shtyjnë biletën e “Luanëve”

Delo.autor

Tunizia befason Portugalinë, barazon 2-2 me “Luzitanët” (VIDEO)

Sadik.Autor

KAMPIONI I BOTËS SHFRENON FANTAZINË/ Pogba “harron” Manchesterin dhe shfaqet me një tjetër fanellë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment