Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E VETERANIT NË DILEMË/ “SuperGigi” e ndan mendjen, ja si do të veprojë me Juventusin

Pandemia e “Coronavirus” ka bllokuar gjithçka, brenda dhe jashtë fushës së blertë, por puna e klubeve nga skrivania vazhdon. Edhe karriera e Gianluigi Buffon do të vazhdojë, të paktën për një sezon tjetër. Natyrisht, me fanellën bardhezi. Siç është konfirmuar sot nga “Il Corriere della Sera”, portieri veteran do ta zgjasë kontratën që i skadon në fund të sezonit me Juventusin.

Përkundër 42 viteve mbi supe dhe një mijë betejave, me pak fjalë, Buffon nuk dëshiron t’i “varë dorezat në gozhdë”. Apeli i fushës dhe dëshira për të përjetuar emocionet e fundit të një karriere të papërsëritshme janë ende shumë të forta. Një qëllim ka, mbi të gjitha: fitimin e Champions-it.

Disa kohë më parë, duke folur në “Juventus TV”, 42-vjeçari kishte qenë shumë i qartë: Unë nuk tërhiqem nga futbolli, sepse jam mirë. Dua të respektoj ëndrrat që i kisha qysh fëmijë. Në atë moshë do të isha i emocionuar edhe nëse do të më thoshin se do të bëhesha një portier i Serie C…”

Në vend të kësaj, Buffon u bë “SuperGigi”. Një nga portierët më të fortë ndonjëherë. Nëse jo më i forti. Sidoqoftë, ai nuk do të jetë e vetmja “peshë e rëndë” e Juventusit, që do të rinovojë.

Sipas asaj që raporton “Il Corriere della Sera”, rrugës është edhe rinovimi i Giorgio Chiellini, i cili, pasi u shërua shkëlqyeshëm nga dëmtimi i rëndë i gjurit, mund ta zgjasë marrëveshjen deri në vitin 2022.

Related posts

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Makthi i madh i Kante bëhet realitet, dikur refuzoi edhe të stërvitej

Delo.autor

PLUMBA NË ROMË/ Plagoset rëndë sportisti italian, dyshohet se…

Delo.autor

LIVE/ Rusi-Egjipt, “faraonët” kërkojnë tre pikët e para ndaj vëndasve

Sadik.Autor

Leave a Comment