Bundesliga Futboll

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Borussia Dortmund

Klubi i njohur gjerman, Borussia Dortmund ka marrë sot dy lajme: një të mirë dhe të keq. Për ta nisur nga lajmi i mirë, shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim Watzke ka vendosur të qëndrojë te Borussia Dortmund deri në vitin 2022. Lajmi është bërë zyrtar nga klubi gjerman përmes një komunikate zyrtare, ku saktësohen edhe detajet e marrëveshjes së re. Me Watzke-n në drejtim qysh nga viti 2005, Borussia Dortmund ka regjistruar bilance financiare tepër pozitive.

Sa i përket lajmit të keq, Borussia Dortmund është dënuar me 50 000 euro gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në tre ndeshjet e fundit. Sipas vendimit të Federatës Gjermane të Futbollit, fansat verdhezi kanë përdorur mjete piroteknike në stadium, gjë që është e ndaluar.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dybala i thotë “PO” Manchester United, por ka një kërkesë…

Delo.autor

SANE TE BAYREN MUNICH? Do ta mallkoja veten, po të ndikoja tek ai

Delo.autor

Ndeshja me Izraelin shumë pranë, kombëtarja sjell “shqiponjat” në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment