Futboll Ligue 1 Sport

SFIDA NDAJ REIMS/ PSG publikon listën e lojtarëve, ftohen Messi dhe Mbappe

Paris Saint-Germain ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Ligue 1 ndaj Reims.

Pjesë e kësaj liste është Lionel Messi, i cili pritet ta bëjë debutimin si futbollist i PSG-së sonte.

Ende nuk dihet nëse ylli argjentinas do ta nisë ndeshjen nga fillimi apo do të jetë në bankën rezervë.

Pjesë e 22 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është edhe Kylian Mbappe, i cili përflitej për një largim nga “Parc des Princes” për t’u transferuar në Real Madrid

Përveç tyre, edhe Neymar rikthehet në skuadër dhe pritet të ribashkohet në fushën e blertë bashkë me mikun e tij, Messin. /Gazeta Express/

Related posts

ZYRTARE/ Bayerni arrin marrëveshjen për të transferuar këtë SUPER sulmues

Isa.Autor

Gattuso: Inzaghi është më i mirë se unë

Q.Autor

NUK NDALET NË MERKATO/ Sevilla kryen transferimin e 11-të me yllin portugez… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment