Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ COVID-19 nuk e izolon dot, Ibra i sfidon të gjithë me stërvitjen (FOTO)

Kush ka menduar se Zlatan Ibrahimovic do të tërhiqet nga futbolli i luajtur këtë verë, e ka gabim. Edhe pse 38 vjeç, edhe pse ia shkarkuan “shkesin” e rikthimit të tij te Milani, Boban, gjiganti suedez po i bën planet për më gjatë. Me siguri, edhe për të paktën një sezon pas këtij, që është ndërprerë prej “Coronavirus”. Një gjigant si ai nuk mund ta mbyllë karrierën në një situatë pandemie globale si Covid-19, sepse do të merrej si gjunjëzim para armikut të padukshëm.

Edhe pse është në dyshim vazhdimësia e tij kuqezi, për shkak të planeve që ka drejtori Ivan Gazidis, Zlatan nuk ka ndërmend të tërhiqet. Me siguri, skuadra të tjera në Serie A, por jo vetëm, do ta rrëmbenin menjëherë. Për të qenë i doboshëm dhe i domosdoshëm si deri më tani, për të sfiduar vitet që ka mbi supe, Ibra po stërvitet përditë. Pasi braktisi karantinën e detyrueshme në Itali, e ka gjetur lirinë në vendlindje, Suedi.

Atje po zhvillon seanca të rregullta e të përditshme me skuadrën e Hammarby, ku tashmë është bashkëpronar. Sikurse shihet edhe në fotot e mëposhtme, sulmuesi i shquar nuk njeh ndalesë, izolim dhe frikë nga “Coronavirus”. Ai nuk i shqitet fushës së stërvitjes, por as detit, ku së fundi ka goditur me një peshk të madh, që ka rënë në “grepin” e tij.

View this post on Instagram

What a day! @svartzonker #mcrubber

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Setien shpërfill Lewan: “Jashtëtokësori” në një tjetër nivel

Delo.autor

Sulmuesi i Lacios në Angli, transferim rekord për klubin londinez

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier thumbon McGregor: Triologjia një “déjà vu” e duelit të fundit

Delo.autor

Leave a Comment