Futboll Sport

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ronaldo dhe Portugalia, çfarë gjesti human për futbollin amator!

Cristiano Ronaldo, shokët e tij të skuadrës dhe menaxhmenti i kombëtares portugeze kanë hequr dorë nga gjysma e bonusit të kualifikimit në “Euro 2020” për të ndihmuar futbollin kombëtar amator, i cili është pezulluar për shkak të epidemisë së “Coronavirus” dhe nuk paguhen më. Federata Portugeze e Futbollit e njoftoi këtë.

Ky donacion do të shumojë fondin mbështetës, të krijuar nga federata, e cila planifikon të ndihmojë shoqatat rajonale dhe klubet amatore me shumën prej 4.7 milionë euro. Të mërkurën e kaluar, FPF vendosi t’i përfundojë garat amatore pa caktuar një fitues. Asnjë vendim nuk është marrë për një rifillim të mundshëm të garave profesionale në Portugali, por Liga ka dëshirë ta përfundojë kampionatin.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Delo.autor

MBI TRANSFERIMIN TEK TOTTENHAM/ Bentancur: Gati të jap 150% për Antonio Conte

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Betis-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment