Futboll Seria A Sport

RONALDO STËRVITET NË PORTUGALI/ Vendos bastin e pabesueshëm me portierin e ri

Cristiano Ronaldo është dikushi, që nuk mund të bëjë pa futboll. Pasi iu përkushtua stërvitjes brenda shtëpisë, kampioni i Juventusit kërkoi dhe u trajnua në stadiumin e Nacional, klubit ku ishte shumë i ri.

Në këtë drejtim, “A Bola” raportoi një episod të veçantë, të vënë në skenë të enjten e kaluar, kur CR7 u shfaq në fushë në shoqërinë e djalit të tij të madh dhe një traineri fizik, duke kërkuar që të mund të stërvitet me një portier.

Kërkesa iu plotësua nga Nacional, i cili i dërgoi portierin e vet 18-vjeçar, Filipe Gonçalves. Një lojtar i ekipit të të rinjve, që tani ka një histori për t’u thënë miqve dhe të afërmve. Në fund të seancës ai mbeti vetëm me Ronaldon, i cili e sfidoi atë të godiste një nga shtyllat e portës (përfshi tranversën), duke vendosur bast me shumën simbolike prej vetëm një euro.

Ronaldo goditi i pari, menjëherë në shenjë. Djaloshi i ri, pranë dhomave të zhveshjes, iu afrua idhullit të tij dhe i dha euron e bastit të fituar, por dështoi. Një gjest që duhet ta ketë befasuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili refuzoi “dhuratën”. Ishte ai që pagoi, madje më shumë se një euro. Një ditë, që Filipe i ri nuk do ta harrojë kurrë.

Related posts

MILANI NË KËRKIM TË TRAJNERIT/ Spalletti merr vendimin e tij, ndërsa Gatusso…

F.autor

LËSHON DEKLARATËN/ Presidenti i Bayern Munich: Futbolli po vuan pa tifozë, Covid-19 i ka tronditur klubet

Delo.autor

SHKRUAN HISTORINË TEK JUVENTUSI/ Ronaldo bëhet i pari lojtar që fiton këto tre tituj…

Delo.autor

Leave a Comment