Futboll Sport

E BUJSHME/ I mori trajnerin Bragës në mes të sezonit, Sporting nuk paguan këstin e klauzolës!

Sporting Lisbona nuk ka arritur që të paguajë këstin e parë (5 mln eruo) për klauzolën e Ruben Amorim, trajnerit të Sporting Bragës dhe për momentin ka një borxh prej 12.3 mln eurosh që duhet të shlyejë sa më shpejt të jetë e mundur.

Skuadra portugeze vendosi të paguante tarifën për të siguruar trajnerin e Sporting Bragës që tani duke e zyrtarizuar madje. Kështu, Braga pranoi dhe dha “ok”, por me mungesën e këstit të parë gjërat ndërlikohen jo pak.

Kjo temë është pasqyruar në të gjitha mediet portugeze ditën e sotme. Nëse pagesa nuk do të bëhej brenda natës së sotme, atëherë Sporting duhet të paguajë një gjobë të barabartë me 10% të tarifës totale, pra 1.7 mln euro të shumës totale, duke e shtuar kështu shifrën në total në 14 mln euro.

Flitet edhe për një përjashtim nga kompeticionet europiane dhe sanksione në nivel civil dhe penal për subjektët e përfshirë.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Nani: Ronaldo mësoi shumë nga unë (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON LOJTARI I MILANIT/ Refuzova ofertën e Parisit sepse kuqezinjtë janë…

Isa.Autor

ISH-TRAJNERI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Capello nuk i kursen kritikat për Juventusin dhe Bonuccin

Delo.autor

Leave a Comment