Futboll Seria A Sport

LUKAKU I PËRULET KËTIJ YLLI/ Tregon ku ndryshon Serie A nga Premier League

Kombëtarja, Anderlecht, Chelsea, WBA, Everton, Manchester United, Inter dhe Belgjika. Romelu Lukaku gjatë karrierës së tij ka veshur fanella të rëndësishme dhe për këtë arsye ka pasur mundësinë të luajë me shumë kampionë të nivelit më të lartë. Hazard, De Bruyne, Pogba, Lampard dhe Terry janë vetëm disa nga kampionët, me të cilët ai ka ndarë fushën dhe dhomën e zhveshjes, para se të bashkohej me Interin.

Në mesin e tyre është njëri, që ai e konsideron më të fortin nga të gjithë: Eden Hazard. Të dy, jo vetëm që janë shokë te Belgjika, kombëtare e cila ishte në gjendje të renditej e treta në “Rusi 2018”, por shkurtimisht luajtën së bashku te Chelsea. Për këtë arsye, sulmuesi zikaltër ka pasur mundësinë ta shohë atë në punë së afërmi, në shumë raste.

“Në Itali, nga një këndvështrim taktik, ju testoheni çdo javë. Sidoqoftë, në Premier League futbolli është më i shpejtë”.

Related posts

Pacquiao: Nuk bëj më “dhurata”, do të rikthehem kampion

Isa.Autor

FTESË E VEÇANTË NGA LOTITO/ Edi Reja bëhet trajner i Vatikanit për… 1 ndeshje

Delo.autor

PËR TRE SEZONE/ Antonio Conte: Ju tregoj çfarë më bindi të firmos me Interin

Delo.autor

Leave a Comment