Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Futbolli rumun do shpërngulet në Antalya për të mbyllur sezonin

Kampionati rumun mesa duket do të jetë i pari që do të zhvendoset për të përfunduar. Liga dhe Federata në Rumani kanë arritur një akord për ta zhvendosur kampionatin vendas në Antalya të Turqisë më shumë se 1 mijë kilometra larg. Siç bëjnë me dije mediat vendase ky plan do të nisë të marrë jetë në dy ose tre javë së pari me shpërnguljen e ekipeve në Turqi me charter dhe më pas në Antalya do të zhvillohen përgatitjet dhe ndeshjet pritet të nisin në qershor dhee kampionati do të përfundojë deri në fund të muajit korrik.

Kjo mendohet si zgjidhje por që ka edhe problemet e saj logjistike. Hotelet e kanë strukturën akomoduese por problem mbeten stadiumet . Edhe Turqia po mendon të zhvendosë kampionatin e saj në atë zonë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Në Rumani kampionatin e kryeson  CLUJ me 30 pikë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Liverpool. Rezultati 1-1

Delo.autor

E PABESUESHME NË “KATAR 2022″/ Ja momenti kur Ilicic i kundërpërgjigjet Rusisë me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Shqiponja në modë, edhe futbollisti arab feston si “shqiptar” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment