Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Xhaka thyen rregullat e vetëizolimit, reagon klubi

Arsenali e ka konfirmuar se ua ka tërhequr vërejtjen katër lojtarëve – Granit Xhakës, David Luizit, Alexandre Lazette dhe Nicolas Pepe – pasi që këta katër i kanë thyer rregullat e vetëizolimit.

Klubi londinez e ka konfirmuar për Sky Sports se i kanë kontaktuar lojtarët, pasi dolën fotografi në rrjete sociale ku dëshmohej se ata i kanë thyer rregullat e vetëizolimit të përcaktuara nga qeveria britanike shkaku i virusit Covid-19.

Pepe ishte incizuar duke luajtur futboll me disa shokë në Londër, Xhaka dhe Luiz u takuan në një park në Southgate dhe Lacazette u fotografua duke folur me një pastrues veturash para shtëpisë së tij.

Problem të ngjashëm me futbollistë ka pasur edhe Tottenhami, pasi që futbollistët Serge Aurier dhe Moussa Sissoko kishin publikuar video në Instagram duke u stërvitur së bashku, përderisa më vonë ishin detyruar të kërkojnë falje.

Tottenhami ishte në qendër të vëmendjes gjatë kësaj kohe pasi që edhe trajneri Jose Mourinho ishte fotografuar duke mbajtur seanca stërvitore në Londër me mesfushorin Tanguy Ndombele.

Mourinho ishte detyruar më vonë ta pranonte gabimin e tij, duke thënë se veprimet e tij nuk kishin qenë në pajtim me protokollin qeveritar. /Gazeta Express/

Related posts

MERKATO E VERËS/ Barcelona has pengesa për Wijnaldum, hidhet me kokë tek ylli i Milan-it….

Delo.autor

Legjenda Robson: POGBA, jo përgjegjës i të gjitha dështimeve te Man United, duhet të largohet…

Isa.Autor

S’ka vend për të te Barça, Munir El Hadadi drejt klubit të madh francez

Isa.Autor

Leave a Comment