Futboll Seria A Sport

NUK VEPROI NJËJTË SI FUTBOLLISTËT E TJERË/ Ja arsyeja pse Ibrahimovic nuk kthye në Itali

Brenda ditës së sotme të gjithë lojtarët e Milanit do të duhet të jenë në Itali. Përjashtim bën vetëm Zlatan Ibrahimoviçi që ka kërkuar leje për të qëndruar në Suedi deri kur vendimi për rikthimin në stërvitje nga ana e klubeve të jetë zyrtar.

Pas zgjedhjes së 38- vjeçarit nuk fshihet asnjë mosmarrëveshje me klubin, por thjesht dëshira e profesionistit për t’u stërvitur dhe diçka e tillë është në kushtet ideale në Suedi ku nuk ka masa shtrënguese të lidhura me Koronavirusin.

Gjatë gjithë ndalesës së Serisë A, sulmuesi është stërvitur me ekipin e Hamarbit, ku ka edhe pronësinë e 25 për qind të aksioneve. Milani nuk ka bërë kurrfarë rezistence ndaj kërkesës së Ibrës, aq më tepër që duke qëndruar në vendlindje, ai do të jetë në formë ideale kurdo që të vendoset për ta rikthyer në Itali.

Related posts

“NDESHJA E ÇMENDUR”/ Ja nota e Ronaldos pas barazimit befasues, më i miri u shpall… (FOTO)

Delo.autor

EIBAR-REAL MADRID/ Pas 6 minutash lojë, sulmuesi Benzema zhbllokon sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Sulmuesi i Atletico Madrid është një hap larg Valencias

Isa.Autor

Leave a Comment