Futboll Seria A Sport

JUVENTUS DËSHIRON ICARDIN/ “Bardhezinjtë” tentojnë të joshin Conten duke ofruar shërbimet e…

Nëse kërkon të vësh Antonio Konten me shpatulla pas murit, duhet t’i përmendësh vetëm një emër: Huan Kuadrado. Anësori ofensiv kolumbian ishte arsyeja pse “Gjenerali” i hekurt dha dorëheqjen në mënyrë surprizë në verën e vitit 2014, teksa edhe faza përgatitore për sezonin pasardhës kishte nisur, vetëm sepse drejtuesit e Juventusit nuk i plotësuan kushtin për t’i sjellë futbollistin nën urdhrat e tij, si “dhuratë” pas 3 titujve radhazi.

kuadrado

Por, ndoshta, ai kujtim i hidhur mund të ketë një rikthim të bukur, një martesë që mund të bëhet realitet, ndonëse pas shumë vitesh, siç nënvizon “Sportmediaset”. Sipas burimeve të kësaj redaksie, Juventusi ka vendosur që për të joshur sa më shumë Interin dhe mbi të gjitha trajnerin Antonio Konte, për të arritur te sulmuesi Mauro Ikardi, bardhezinjtë janë gati që të fusin në tratativë pikërisht kartonin e Huan Kuadrados.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me kampionët në fuqi të Italisë, por, me sa duket, spostimet dhe roli jo fiks që trajneri Sarri nuk i siguron në Torino mund të bëjë që kolumbiani ta pranojë me kënaqësi transferimin në Milano. Pa dyshim që për Konten do të ishte një përforcim shumë me peshë, duke qenë se në korsinë e djathtë Kuadrado ofron shumë herë më shumë cilësi dhe sasi, kundrejt Kandrevës apo D’Ambrozios.

mauro ikardi inter

Në të njëjtën kohë, çmimi prej 20 milionësh që Juvja pretendon nuk do të nxirrej nga xhepat, përkundrazi “Zonja e Vjetër” do të shtonte edhe 50 milionë të tjera përveç kartonit të amerikano-jugorit për të arritur te Mauro Ikardi, i cili tashmë nuk i mungon askujt më në radhët e Interit.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Tirana: Dy mundësi të arta për Kukësin. Abibi ndal Rexhinaldon, Shkurtajn bën më të vështirën (VIDEO)

Delo.autor

Vjen “shuplaka” e parë: Ne nuk duam të nënshkruajmë me Donnarumma

Sadik.Autor

Nga Klopp, racizmi deri te profesioni i tij i ri: rrëfehet Kevin-Prince Boateng

Sadik.Autor

Leave a Comment