Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Një lojtar del pozitiv me Covid-19, por në Austri të gjitha skuadrat kthehen në stërvitje

Nga dita e enjte të gjitha skuadrat e kampionatit austriak janë kthyer në stërvitje. Në fakt, që nga fillimi i javës, disa prej ekipeve kishin nisur përgatitjen në grupe. Në komplekset e tyre stërvitore janë kthyer edhe katër skuadrat e fundit, mes tyre edhe Mattersburg, pavarësisht se ditën e djeshme një prj futbollistëve të tij rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit të klubit, ai është izoluar në banesën e tij, ndërsa futbollistët e tjerë kanë rezultuar negativ dhe se nuk kanë asnjë ngarkesë virale të tipeve të tjera. Duke ndjekur një protokoll të rreptë sigurie, skuadrat do të vijojnë stërvitjen, ndërsa ky vendim afron edhe rinisjen e kampionatit austriak të futbollit.

(balkanweb)

Related posts

JO VETË TOLISSO/ Bayern Munich siguron edhe një tjetër kampion bote

Isa.Autor

20 klubet që kanë fituar më shumë më 2017-ën

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Mesfushori Laçi: Në kombëtare të gjithë lojtarët duhet të jenë gati gjithmonë…

Delo.autor

Leave a Comment