Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHPRESOJ TË REALIZOHET…”/ Mbrojtësi Kumbulla zbulon sekretin e suksesit dhe ëndrrën e madhe

Marash Kumbulla, ylli i kombëtares së Shqipërisë dhe i Verona-s, ka qenë i ftuar në rubrikën “A tu per tu” të organizuar nga klubi verdheblu në Instagram.

“E kam kaluar karantinën time me familjen. Shpresoj të takohem sa më shpejt me shokët e skuadrës. Para këtij sezoni kam punuar shumë dhe jam stërvitur sa më shumë të ishte e mundur”, ka thënë Kumbulla.

“Të gjithë kanë besuar tek unë dhe më kanë dhënë mundësinë të debutoj në Serinë A. Kur kam debutuar, kam kuptuar se mund të jem shumë i rëndësishëm për skuadrën”.

“Rezultatet e këtij viti? Kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe frytet janë parë. Edhe falë fazës përgatitore jam përmirësuar shumë fizikisht dhe psikologjikisht”.

“Kapiten i Shqipërisë? Shpresoj të ndodhë, do të ishte një tjetër ëndërr që do të realizohej”.

Related posts

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ “Topçinjtë” nuk ndalet në miqësore, mund Fiorentinën

Delo.autor

Ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve austriak, shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll

Sadik.Autor

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Kessie dhe Calabria në festë: Fitore e madhe, por është vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment