Futboll Premier League Sport

SADIO MANE DREJT “GALAKTIKËVE”/ Liverpool gjen pasuesin në Itali tek klubi i madh…

Liverpool po mendon seriozisht të gjejë një zëvendësues për Sadio Manen, pasi ky i fundit duket gjithnjë e më pranë Realit të Madridit.

Spekulimet e para kanë nisur dhe mediat në Angli shkruajnë se si pasues i senegalezit në “Anfield” mund të jetë Joaquin Correa. Argjentinasi ka shkëlqyer me Lazion dhe është gati për kalimin në një klub më të madh.

Liverpool pritet të nisë bisedimet me italianët, ku mund të përfitojë edhe nga kriza prej Coronavirusit për të ulur sadopak kostot në rast të një transferimi të Correas. 25-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje në Serie A këtë sezon, ku ka shënuar 7 gola.

Related posts

EURO 2024/ Mrekullitë në futboll ndodhin, “hirushja” e evropianit, Gjeorgjia deputuese kualifikohet duke befasuar të gjithë

F.autor

KATASTROFË PËR PSG-NË PAS TRIUMFIT/ Ja sa do të mungojë Mbappe

Delo.autor

Një hap përpara/ Zbulohet sekreti i suksesit të Realit dhe Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment