Futboll La Liga Sport

Një hap përpara/ Zbulohet sekreti i suksesit të Realit dhe Barçës

Nuk është çudi që ato janë një hap përpara rivaleve në Evropë dhe La Liga. Tre klubet më të mira të Spanjës, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë një sekret që arrijnë të marrin suksese çdo sezon.

Dakord, në përbërje të tyre ka yje të cilët mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes. Por edhe trajnerët kanë një as nën mëngë kur Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Antoine Griezmann nuk janë në ditën e tyre më të mirë. Kjo është teknologjia.

Tre gjigantët spanjollë përdorin një platformë të quajtur “Mediacoach” që është një mjet analizues i lëvizshmërisë së futbollistëve që u lejon stafeve teknike të kenë të dhëna para dhe pas takimit për çdo lojtar.

Aplikacioni mund të përdoret edhe në tabletë dhe ju mundëson trajnerëve që të kenë një ide për gjendjen e lojtarëve, ekipit dhe madje edhe t’i sugjerojë ata nëse gjërat nuk shkojnë mirë taktikisht. Që platforma të funksionojë duhet që të vendosen 20 kamera rreth e përqarku fushës (me lejen e klubit) të cilat filmojnë çdo gjë.

Në stadium ka një dhomë të veçantë ku regjistrohen të gjitha statistikat nga 40 kategori të ndryshme. Për të siguruar që të mos bëhet asnjë gabim, statistika të caktuara i mbledhin dhe tri operatorë të tjerë në mënyrë të parur. Të dhënat u kalojnë stafeve teknike, ku trajnerët shikojnë shpejtësinë e çdo futbollisti, mesataren pasimeve, lëvizshmërinë apo shifra të tjera.

Në këtë mënyrë trajnerët shikojnë se sa punë ka bërë një futbollist, nëse janë të lodhur apo nëse duan pak më shumë motivim që të mund të vrapojnë edhe gjysmë kilometri më shumë në fushë. Ata mund të analizojnë performancën e skuadrave rivale, apo të lojtarëve kundërshtarë me vetëm një klikim.

Të befasuar nga rezultatet në sezonin 2009/2010, La Liga ua mundësoi të gjitha klubeve spanjolle këtë platformë falas. Kjo është një nga arsyet se përse futbolli spanjoll vazhdon që të bëjë përpara krahasuar me kampionatet rivale.

Related posts

CADIZ-BARCELONA/ Koeman i beson treshes Messi, Griezmann, Coutinho (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DERBI INTER-MILAN/ Spalletti dhe Gattuso projektojnë formacionet E FRIKSHËM

Isa.Autor

PËR HERË TË PARË QË NGA VITI 2013/ Finalja e Championsit prish rregullin e pashkruar

Delo.autor

Leave a Comment