Futboll Sport

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Pandemia e “Coronavirus” ka krijuar kaos në çdo drejtim të jetës njerëzore, edhe në futboll. Prej gati dy muajsh, stadiumet janë kyçur, lojtarët stërviten në shtëpi, sipas mundësive, ndërkohë që rifillimi i garave sezonale mbetet ende i paqartë. UEFA cilëson se kualifikimi për kompeticionet europiane duhet të jetë mbi merita sportive.

Pra, verdiktet duhet të zbardhen në fushat e lojës, jo në tavolinë, edhe pse është e vetëdijshme se situata e paprecedentë, që shkaktojnë masat e ndërmarra prej Covid-19, po i vë në rrezik kampionatet kombëtare dhe ndonjëri prej tyre mund të mos rifillojë e përfudnojë.

FSHF ka zbuluar strategjinë e qeverisë europiane të futbollit në këtë drejtim, referuar punës që po bën grupi i punës për konfigurimin e kalendarit të ndeshjeve (ku është anëtare UEFA me ECA-n). Pra, po punohet për të gjetur hapësira që ndeshjet e kompeticioneve kombëtare dhe ato europiane të rifillojnë pa cënuar sigurinë e jetës dhe shëndetit.

“UEFA, përmes udhëzuesit të saj mbi parimet e pranueshmërisë, lidhur me kompeticionet europiane, bën me dije se:
1. Të gjitha federatat duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për t’i rifilluar dhe mbyllur kampionatet kombëtare;
2. Të gjitha federatat duhet që brenda 25 majit të njoftojnë UEFA-n mbi datën e rifillimit të kampionatit dhe formatin që do të aplikojnë;

3. Pavarësisht përpjekjeve për t’i mbyllur kampionatet siç duhet, mbyllja e parakohshme mund të jetë veçanërisht në rastet e mëposhtme:
a) Ekzistenca e një vendimi qeveritar për të mbajtur të pezulluara aktivitetet sportive deri në një datë, e cila do ta bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër;
b) Argumentime specifike ekonomike dhe financiare, të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar, apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet;

4. Për të gjitha arsyet e mësiperme, në rast se do ketë një mbyllje të parakohshme të kampionatit, UEFA duhet njoftuar nga federatat deri në datën 25 maj, me të gjithë justifikimin e elaboruar dhe duke përzgjedhur klubet pjesëmarrëse në Kupat e Europës për edicionin 2020-2021, bazuar në meritën sportive të sezonit 2019-2020, sipas:
a) Vendimeve që do marrin federatat, bazuar në procedura që respektojnë parimet e objektivitetit, jo-diskriminimit dhe transparencës.
b) Konfirmimit final nga organet relevante kompetente vendase për përcaktimin final të klubeve që do të kualifikohen për kompeticionet europiane;

5.Për ato raste, kur kampionati mbyllet përpara kohe, UEFA mban të drejtën të refuzojë ose të rishikojë propozimin e federatës për një klub kur:
a) Kampionatet janë mbyllur para kohe, pa iu përmbajtur parimeve të këtij udhëzuesi, ose pa një arsye ligjitime nga organet e shëndetit publik;
b) Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;
c) Ekziston një perceptim publik se përzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;

6. Të gjitha kriteret e pranimit të klubeve në rregulloret përkatëse të kompeticioneve europiane mbeten në fuqi;
7. Ky udhëzues është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe afekton kompeticionet e Ligës së Kampioneve, Europa Ligës, Ligës së Kampioneve për Femra, Liga e Moshave dhe Liga e Kampioneve të Futsal”.

Related posts

FIFA hap thesin, në Rusi luhen milionat. Zbulohen premiot marramendëse për ekipet

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ylli Hernandez për fiton një penallti dhe ndëshkon Crvena Zvezda (VIDEO)

Delo.autor

PAS SHORTIT TË FAZËS KUALIFIKUESE TË EURO 2020/ Mancini pret Balotellin: Dera e Italisë e hapur, por koha…

Isa.Autor

Leave a Comment