Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona ndryshon strategji për Lautaron! Blofi katalanas dhe pikëpyetja Haaland

Barcelona e ka kuptuar se të biesh në ujdi lehtësisht me Beppe Marotta është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Ndaj, ose duhet paguar klauzola prej 111 mln eurosh, ose do të duhet që të ndryshohet strategji, pasi çmimi i Lautaro Martinesit mbetet i lartë për sezonin që ka zhvilluar.

Gazetari i “El Mundo Deportivo”, pena e parë, Francesc Aguilar, shpjegon se klubi katalanas tani ka ndryshuar strategji dhe veç Lautaros përmend emra të tjerë për sulmin. E bukura e kësaj, sipas asaj që shkruan gazetari, është që asnjë emër nuk ka karakteristikat e “El Toro” dhe duken më shumë si emra blof.

Latuaro nuk ka nxitim, nëse Barcelona gjen rrugën për ta siguruar, do të ishte i lumtur, ndryshe qëndron. Premier League nuk e tërheq, të paktën jo tani. Një tjetër çështje lidhet me Haaland. Bomberi norvegjez nuk është kaq e sigurt që mund të shkojë te Reali dhe për këtë arsye Barcelona mund të mendohet edhe për të tani.

Related posts

FORMULA 1/ Pengoi rivalët, Vettel penalizohet me 3 pozicione në startin e garës

Sadik.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Përsëritet penalltia për “Demat”, Zhunior nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana- Laçi. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment