Futboll Seria A Sport

“NËSE LOJTARËT THONË SE…”/ Stefano Pioli, apel Milanit për Ibrahimovic! Trajneri bën premtimin e madh te tifozët

Milani do të luajë sfidën e fundit të kampionatit dhe sezonit në “San Siro”-n e boshatisur, përballë Cagliari, ku do të ketë edhe pak rrotacion, por sidomos do të debutojë fanela e re kuqezi.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Cagliari, Stefano Pioli komentoi performancën e ekipit të tij këtë vit dhe sidomos në ndeshjet pas rihapjes së futbollit.

Milan-Cagliari, Pioli conferma: "Spero non sarà l'ultima di ...

Lojtarët thonë që vlera e tyre është kjo dhe jo ajo përpara pandemisë… “Nëse lojtarët thonë se ky është Milani i vërtetë, unë u besoj atyre. Milani duhet të luftojë për t’u rikthyer në Champions! Ne duhet të synojmë atë vitin e ardhshëm. Do të duhet të punojmë shumë dhe të tregojmë se kemi këto cilësi. Vendi i gjashtë ishte vetëm pikënisje. Mendoj se do të bëjmë edhe përforëcime në merkato. Ibrahimovic? Uroj të mos jetë ndeshja e tij e fundit”.

Ibrahimovic nervoso: battibecco con Pioli al momento del cambio ...

Stefano Pioli, në fund të konferencës së sotme për shtyp në Milano, ua kushtoi këtë mesazh tifozëve kuqezinj: “Përshëndes të gjithë tifozët e Milanit në Itali dhe në botë. Faleminderit shumë, ata gjithmonë na kanë ndjekur. Na vjen keq që nuk e ndamë me ata momentin e fundit të bukur të sezonit. Fanela e re ka tërhequr shumë vëmendjen. Me ta do të jemi më të fortë. Shpresoj t’i shohim përsëri sa më shpejt. Nëse pa ta kemi qenë të fortë, me ta do të jemi edhe më shumë”.

Related posts

Të qeshura në “Selman Stërmasi”/ Polici rrëzohet gjatë ndjekjes me vrap të tifozit (VIDEO)

Isa.Autor

Klubet italiane urojnë Panuccin për 45-vjetorin e lindjes

Sadik.Autor

ELSEID HYSAJ LË PAS PROBLEMET ME LACION/ Futbollisti në pushime luksoze, “arratiset” së bashku me familjen

F.autor

Leave a Comment