Futboll Premier League Sport

TË GJITHË PRESIN TË KALOJË TEK REALI/ Por klubi tjetër i madh ka nisur bisedimet për transferimin e Mbappe

Kilian Mbape është një nga lojtarët më premtues për të ardhmen, teksa që në një moshë të re ka fituar shumë trofe duke qenë edhe lojtari kryesor te PSG-ja.

Prej Real Madridi është vënë në gjurmët e francezit, dhe duan ta afrojnë në ekipin e tyre, si një dëshirë e madhe e trajnerit Zidan. Edhe vetë sulmuesi e ka thënë hapur se dëshiron të luajë nën urdhrat e trajnerit francez dhe kanë qarkulluar lajme se transferimi i tij në Spanjë është shumë afër.

Megjithatë tashmë karriera e lojtarit mund të jetë në një vend tjetër dhe jo në Madrid. Para pak kohësh, sulmuesi ishte shprehur se i pëlqen shumë loja që bën Klop, me këtë të fundit që ka kërkuar të përfitojë nga kjo. Sipas asaj që shkruan “Le10Sport”, tekniku gjerman ka telefonuar babin e Mbape dhe për një transferim të mundshëm të futbollistit në “Anfield”.MBAPER

Tashmë verë pritet të jetë e nxehtë për Mbapenë, ku duket se Reali dhe Liverpuli do të përpiqen ta afrojnë lojtarin në ekipet e tyre. Madje anglezët mund të lënë të lirë Sadio Mane, i cili kërkohet nga Reali, për të mbërritur te Mbape, për të cilin PSG-ja kërkon të paktën 200 milionë euro.

Related posts

Spikati tek Interi, Karamoh kërkohet në Angli dhe Francë

Sadik.Autor

Abramovich s’heq dorë nga italianët: 7 emra për pasardhësin e Conte

Sadik.Autor

PRIORITET PËR TALENTIN…/ Inter parakalon Napolin, ja formula për të marrë Barrellan

Delo.autor

Leave a Comment