Futboll

Alisson, portieri që vlen sa një sulmues dhe garanton 15 pikë në vit

Pas një viti të kaluar në stol, Alisson ka bërë për vete Roma-n dhe botën e futbollit, vlera e tij është shtatëfishuar tani dhe verdhekuqtë po përgatiten të përballen me merkaton, të ndarë mes kuriozitetit për ofertat që mund të vijnë dhe shqetësimit për mundësinë e largimit të tij. Një që e njeh mirë ambientin dhe rolin është Marco Amelia. Ish-romanisti ka folur për “RMC Sport”:

– Real Madrid interesohet për Alisson…
“Kyr ke lojtarë të këtij niveli, është normale që klubet e mëdha të interesohen. Janë 3 vite që e njoh dhe që kam besim tek Alisson, do të doja që të qëndronte te Roma për shumë vite dhe të bëhej portieri më i mirë në botë me fanellën verdhekuqe. Real Madrid të vë në vështirësi, sepse përveç parave mund të ofrojnë gjithçka tjetër. Ka shumë rëndësi dëshira e lojtarit. Luan me një qetësi të pabesueshme, që e bën edhe ekipin të ndihet i sigurt”.

– A do ta shisja për 60 mln euro, po të isha një drejtues i Roma-s? 

“Do të ulesha në një tavolinë me klubin që do të vinte, vetëm për respekt. Kontrata e tij duhet rishikuar për ta bërë të ndihet i qetë, duke i shpjeguar projektin e plotë. Sa vlen? Më shumë se 120, në panoramën e futbollit Alisson vlen sa një sulmues, të ndihmon të fitosh 15 pikë më shumë në vit”.

Related posts

“JEMI TË PËRQËNDRUAR VETËM TE…”/ Lerda thumbon Tiranën: Bardheblutë janë për titull, por i mundim

Delo.autor

Erik Kantona “tall” Nejmarin: Është lojtar i mirë, por edhe aktor (VIDEO)

Isa.Autor

“DO TË JETË NJË NDESHJE E VËSHTIRË”/ Pirlo mesazh lojtarëve: Ja çfarë dua të shikoj kundër Lazio-s

Delo.autor

Leave a Comment