Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Galliani: Kaosi në futboll për shkak të epidemisë? UEFA fajtore!

Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar i Milanit, tani te Monza, ka folur për “Corriere della Sera” mbi ndarjen dhe përplasjen e fortë të krijuar këto kohë mes Ligës së Serie A dhe qeverisë për rifillimin e sezonit.

“Nuk mendoj se problem qëndron në figurat që udhëheqin këto institucione. Origjina e të keqes është urdhëresa e UEFA-s ëpr të mbyllur të gjitha kampionatet brenda datës 2 gusht dhe për t’I dhënë kështu hapësirë përfundimit të kupave të Europës dhe për të nisur më pas në shtator me grupet”.

“Çështja nuk është çfarë mendon Spadafora, Gravina apo Malago, pastaj në këtë polemikë nuk dua të hy. Pika është një tjetër. Po gabohen kohët, e përsëris. Do të kishte qenë më mirë të ndiqej udhëzimi i FIFA-s për t’u përgatitur në gusht dhe mbyllur sezonin në shtator”.

“Tani virusi është i pranishëm ndërsa deri atëherë pritet që të ketë shumë më shumë ulje, sipas shkenctarëve dhe mjekëve”.

“Pastaj, sezoni i ri mund të zhvillohet në vitin 2021, duke spostuar Europianin në nëntor-dhjetor dhe duke u vënë në një linjë me Botërorin 2022 në Katar, pra po në këtë periudhë të vitit”.

Related posts

DEKLARATA E ISH-TRAJNERIT TË KOMBËTARES “AXURRE”/ Marcello Lippi analizon: Në Serie A po ndodh si në Francë, po bën…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Rekorde të reja botërore, garuesi e notit përballen gjatë lojërave olimpike

Delo.autor

“KRENAR QË U KTHEVA PËRSËRI”/ Allegri prezantohet para gazetarëve, “shenjtëron” Ronaldon dhe Dybala

Delo.autor

Leave a Comment