Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ E ardhmja e Thomas Strakoshës në Premier tek…

Sërish Totenhem dhe sërish Thomas Strakosha. Mediat në Angli flasin edhe një herë tjetër për gardianin kuqezi që shihet si pasues i mundshëm i Hugo Loris. Këtë herë, sinjalin e ka dhënë një gabim i bërë nga portieri francez në ndeshjen ndaj Liverpulit. Mirëpo, pavarësisht informacioneve që raportohen nga mediat angleze, është vetë trajneri Poçetino që kërkon të shmangë zërat e merkatos në këtë fazë finale të sezonit, duke i dalë në mbrojtje portierit dhe kapitenit të skuadrës.

SPURS” – Brenda tre muajsh është hera e dytë në Londër që emri i Thomas Strakoshës reklamohet si garanci për të ardhmen. Radio “Talksport”, burim i besueshëm dhe serioz pranë skuadrave angleze, ka bërë me dije se gabimi i kapitenit francez në përballjen e fundit me Liverpulit mund të ketë vendosur përfundimisht të ardhmen. Emri i gardianit të Lacios është i pari në listën e zëvendësuesve të mundshëm. Media angleze bën me dije se 35 milionë sterlina ose rreth 41 milionë euro mund të jetë kostoja totale për kartonin e shqiptarit.

Strakosha Lacio
TRAJNERI – Pavarësisht këtyre informacioneve, trajneri i Totenhemit ka menduar që të shuajë gjithçka dhe të konfirmojë kapitenin e skuadrës. Mauricio Poçetino ka deklaruar se Loris ka besim të plotë. “Ai është kapiteni im. Loris është një nga portierët më të mirë në botë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë dhe do të jetë në portë. Ndaj Liverpulit ishte e dhimbshme që të dilnim me atë rezultat sepse meritonim më shumë, por i tillë është futbolli. Janë gjëra që ndodhin”, është shprehur Poçetino.

Related posts

TMERROHEN argjentinasit/ Trajneri Sampaoli ka lënë jashtë kombëtares këtë futbollist

Sadik.Autor

Ancelotti do Balotellin te Napoli, menaxheri Raiola nis bisedimet me De Laurentiis

Sadik.Autor

“NUK PRAKTIKOHEM PËR GODITJET E DËNIMIT”/ Portieri Ederson: Guardiola nuk më lejon kurrë që…

Delo.autor

Leave a Comment