Futboll La Liga Sport

TREGON HISTORINË E FRIKSHME/ Diego Costa: Unë ulërija nga dhimbja, mjekja pinte cigare…

Përpara kamerave të “ESPN Brazil”, sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, tregoi historinë e frikshme të përpjekjes së tij të dëshpëruar për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër “kushërinjve” të Real Madridit, në “Da Luz” të Lisbonës, më 24 maj 2014. Vetëm një javë më parë, “colchoneros” e kishin fituar për herë të dhjetë në histori kampionatin spanjoll, në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, sulmuesi spanjollo-brazilian kishte pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Rimëkëmbja në vetëm shtatë ditë ishte praktikisht e pamundur, por mundësia e madhe për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve nuk të jepet çdo ditë. Prandaj, sulmuesi vendosi të fluturojë për në Beograd, që të merrte shërbimet e mrekullueshme mjekësore të Marijana Kovacevic. Kjo e fundit, me kujdesin e saj inovativ, tashmë kishte rikuperuar në kohë rekord lojtarë të kalibrit të Lampard dhe Van Persie.

“Ky është një nga kujtimet më të këqija të karrierës time”, – dëshmon ish-lojtari i Chelsea. Metoda mjekësore, për të cilën u diskutua shumë, përfshinte masazhe me një rrotull të veçantë në zonën e dëmtuar, e cila së pari spërkatej me një xhel të marrë nga placenta e një pele. Pacienti, pastaj i nënshtrohet një fluksi të energjisë me frekuencë të lartë, e cila, sipas specialists serbe, ka aftësinë të përshpejtojë jashtëzakonisht rigjenerimin e indeve pa ndërhyrje invazive.

Sipas Diego Costa, megjithatë, gjërat nuk ishin ashtu si i priste: “Ai trajtim ishte një tronditje e vërtetë elektrike. Ndërsa unë vuaja nga dhimbjet e tmerrshme për dy orë, mjekja serbe pinte duhan e shkujdesur. Ishte shumë e vështirë dhe shumë e dhimbshme, një nga momentet më të trishtuara të karrierës time”. Sakrificë, e cila, për më tepër, rezultoi e padobishme. Costa, në të vërtetë, filloi si titullar në finalen e Lisbonës, por pas 9 minutash u detyrua t’ia linte vendin Adrian Lopez. Dhe Atletico Madrid humbi në kohën shtesë.

Related posts

As ETO’O dhe as RONALDINHO/ GUARDIOLA zbulon largimin që i ka mbetur peng

Isa.Autor

“IBRA LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Flet trajneri Piol: Kemi cilësitë që të ndryshojmë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi jep lajmin zyrtar për transferimin e Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment