Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ “Lëkundet” UEFA, mund të tërheqë vendimin mbi afatin final të sezonit!

Javët e shkuara, UEFA sqaroi nëpërmjet një komunikimi, se “deadline”, ose ndryshe afati final, për të mbyllur kampionatet duhet të jetë 2 gushti.

Një kohë e paracaktuar që ka futur në kaos dhe situate delikate federatat e ndryshme. Sipas “Corriere della Sera”, pezullimi i tre kampionateve deri tani (Belgjikë, Holandë dhe Francë) mund të sjellë një efekt “domino” dhe zinxhir për të ulur siparin përpara kohe edhe për turne të tjerë.

Ndaj edhe krerët e UEFA-s po mendojnë që të rishikojnë vendimin e dhënë në Nion, selia e qeverisë së futbollit në kontinent.

Një mundësi është që kampionatet dhe kupat të rinisin mes shtatorit dhe tetorit. Rol të rëndësishëm në këtë revision të ideve fillestare po luan sidomos dekreti i shtetit francez që pezulloi kampionatin Ligue 1.

Edhe pse PSG mund të marrë pjesë në Champions (pasi eliminoi Dortmund), ndryshe paraqitet situata për Lyon që ka një ndeshje kthimi në Torino ndaj Juventusit.

Related posts

JUVE DREJT TITULLIT/ Allegri synon të thyejë edhe tri rekorde deri në fund

Delo.autor

Derbi brenda familjes/ Arlind Ajeti mposhtet nga vëllai i vogël në Zvicër

Isa.Autor

Monakos nuk i bën derman as Henri, rrezikon rënien nga kategoria (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment