Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Premier League e mbyllur, klubi bën goditjen e parë të merkatos

Kampionati anglez i futbollit nuk ka rinisur ende, ndërsa skuadrat po mendojnë për merkaton e verës. Watfordi është ekipi që ka nisur menjëherë me goditjet, pasi ka zyrtarizuar mesfushorin Pape Gueye.

Mesfushori i Le Havres ka bërë mirë këtë sezon në kategori të dytë franceze, ndërsa Watfordi e ka bindur për t’iu bashkuar atyre. Marrëveshja me futbollistin është 5-vjeçare, ndërsa do të futet në fuqi më datë 1 korrik.

Klubet kanë rënë dakord për gjithçka dhe është mbyllur me sukses kjo lëvizje. Futbollisti Gueye ka shansin e jetës për të treguar sa vlen në kampionatin anglez të futbollit.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ “Verilindorët” dhe Laçi ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

Delo.autor

FESTA PAS FITORES/ Kjo është brohoritma e kuqezinjve në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

INTERI NIS FESTËN/ Ja deklarat bombastike e trajnerit Diego SIMEONE, një ditë…

Isa.Autor

Leave a Comment