Boks Sport Të tjera

PINTE ALKOOL DHE 40 CIGARE NË DITË/ Si i ndryshoi jeta kampiones së boksit

Boksieria Shanon Kortnei, ka pasur një jetë tepër të shthurur në të kaluarën. 26-vjeçare  në vitin 2015 punonte në një lokal, teksa pinte 40 cigare në ditë dhe dehej me alkool. Më pas, ajo vendosi që të ndryshonte gjithccka dhe filloi të merrej me boks për të humbur peshë.

“Unë e gjeta boksin dhe boksi më gjeti mua në kohën e duhur”, ka thënë Shanon për “BBC”. “Pas ditës së parë në klub, gjithçka ndryshoi. Unë dola jashtë sallës, hodha cigaret e mia në një kovë të madhe në hyrje dhe që prej asaj kohe nuk e kam ndezur më. Unë shkova në shtëpi për të bërë një sallatë  për darkë, që ishte diçka e jashtëzakonshme për mua”, ka shtuar ajo.

Tri vite pas ndeshjes të saj të parë, ajo nënshkroi një kontratë profesionale.

auto_44444444441588789330

“Boksi i femrave ka arritur kulmin në vitet e fundit falë suksesit të fitueses së medaljes së artë olimpike dhe kampiones së botës, Kethi Tejlor, boksierja më atraktive sot dhe britanikes Nikola Adams, e para që ka fituar një medalje të artë në Olimpiadë”, u shpreh Kortnei.

Related posts

SFIDA MES PARTIZANIT DHE LAÇIT/ Ja vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Delo.autor

E FUNDIT/ Milani nis me shkarkimet, trajneri…

Delo.autor

MERR FUND GJITHÇKA/ Ja si mund ta “rrëmbejë” MILANI Fabregasin me një çmim SHOKUES (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment