Futboll Seria A Sport

MË MIRË RANGNICK MË MIRË TË MËSOJË RESPEKTIN SE…”/ Maldini: Ka disa që po punojnë për të mirën e Milanit

Ralf Rangnik prej kohësh qarkullon në media se mund të jetë trajneri I ardhshëm I Milanit, teksa edhe para pak ditësh konfirmoi se ka qenë në kontakte me kuqezinjtë. Në intervistën e dhënë trajneri gjerman u shpreh se dëshiron të ketë kompetenca të plota në klub.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Paolo Maldini, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se trajneri gjerman duhet të mësojë më mirë respektin se gjuhën, duke thënë se disa kolegë po punojnë me profesionalizëm për të mbyllur sezonin, për të mirën e skuadrës.

“Duke qenë se nuk kam biseduar kurrë me Rangnik, nuk e kuptoj se ku është bazuar me deklaratat e tij, edhe pse drejtuesit nuk më kanë thënë asgjë në lidhje me të. Disa qëndrime, për mendimin tim, duhet të mbahen. Fakti që trajneri gjerman pretendon fuqi të plota menaxheriale në sektorin teknik dhe sportiv, pushton fushat ku punojnë profesionistë me kontrata të rregullta.

E kam një këshillë për të, përpara se të mësojë gjuhën italiane, duhet të rishikojë dhe të mësojë respektin. Ka kolegë që, pavarësisht vështirësive të shumta të momentit, po përpiqen të mbyllin sezonin në mënyrë shumë profesionale, duke zgjedhur të mirën e Milanit përpara krenarisë së tyre.”, u shpreh Maldini.

Related posts

VALENCIA-REAL MADRID/ Pas një asisti nga Marcelo, Benzema zhbllokon sfidën me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Tabarez: “Franca më e mirë se ne! Tani duhet të ringrihemi”

Isa.Autor

SHKODRAN MUSTAFI VENDOSI TË QENDROJË/ Emery e ka një koment për këtë, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment