Futboll Sport

PO PËRGATITEN PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT/ Klubi i madh europian konfirmon 8 raste me Koronavirus

Klubi i Beshiktashit ka marrë një lajm shumë të keq ditën e sotme, teksa janë konfirmuar 8 raste me Koronavirus, pas testeve të bëra nga lojtarët.

Skuadra po përgatitej për stërvitje, pak ditë pasi u konfirmua se kampionati turk do të rinisë më 12 qershor. Klubi nuk i ka bërë të ditur të gjithë emrat e personave që janë të prekur, teksa dy prej tyre janë presidenti i klubit Ahmet Nur Cebi dhe sulmuesi Burak Jëllmaz.

Një situatë shumë e vështirë kjo te Beshiktashi, e cila vjen në një moment kur të gjithë po përpiqeshin për t’iu kthyer normalitetit dhe fushave të blerta.

Kujtojmë se në Turqi aktivitetet shpotive janë pezulluar që nga data 18 mars, teksa është njoftuar nga federata se kampionati do të rikthehet më 12 qershor.

Related posts

DEKLARATË PROVOKUES PËR FUTBOLLIN/ Fenomeni: Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë…

Isa.Autor

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-0

Delo.autor

MILANI NUK KA RRUGËDALJE/ Sevilla vendos për të ardhmen e Andre Silva

F.autor

Leave a Comment