Futboll Kategoria Superiore Sport

SUKAJ KUJTON GOLIN NË DERBI/ Por shikoni zhgënjimin e Egbo në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Në këtë kohë karantine, shumë lojtarë kanë kujtuar kohë nga e kaluara e tyre, ku nuk kanë munguar edhe ngacmimet për kundërshtarët.

Xhevahir Sukaj, i cili këtë sezon është pjesë e Flamurtarit, ka kujtuar ditën e djeshme golin e shënuar më 28 prill të 2017, në derbin Tirana-Partizani, që të kuqtë e fitonin me rezultatin 2-1, falë golit të sulmuesit shkodran që shënonte në minutat e fundit të ndeshjes.

Sukaj e ka postuar këtë fol në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, teksa e shoqëron me shkrimin: “Karantina vazhdon”. Gjithashtu në videon e postuar nga sulmuesi shihet edhe zhgënjimi i Emanuel Egbo, i cili tashmë është trajner i Tiranës, ndërsa asokohe ishte trajner i portierëve.

View this post on Instagram

Karantina vazhdon

A post shared by xhevahir sukaj (@xhevahirsukaj) on

Related posts

Salah “çmend” Europën, tri skuadrat ofrojnë milionat për transferimin e tij

Sadik.Autor

Monaco befason skuadrat angleze: Lemar nuk largohet nga Principata!

Q.Autor

MILANI DREJT NJË EPOKE TË RE/ Elliott bie dakord për shitjen e klubit

Delo.autor

Leave a Comment