Futboll Seria A

Probleme për Taren, sherr në stërvitje me Anderson

Në prag të sfidës të së shtunës me kryesuesit e Napolit, atmosfera te skuadra e Lacios nuk është aspak pozitive. Sipas gazetës italian “Il Tempo”,  një sherr ka ndodhur në stërvitjen e djeshme në të cilin ka qenë i përfshirë edhe Drejtori Sportiv, Igli Tare. Mesfushori brazilian Anderson ka debatuar ashpër me shqiptarin dhe me trajnerin e portierëve, Peruzzin dhe më pas mjaft i revoltuar ka braktisur procesin stërvitor. Më parë pas ndeshjes me Genoan, lojtari u përplas edhe me trajnerin.

Në një situatë të tillë, trajneri Inzaghi ka vendosur që të mos e grumbullojë futbollistin për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje, ndërsa nga ana e klubit mund të ketë edhe një gjobë ose pezullim për një kohë të pacaktuar për të. Nuk dihen arsyet e kësaj përplasje, por aludohet se shkak janë bërë ofertat e ardhura në drejtim të lojtarit dhe vendimi i klubit italian për të mos e lënë të lirë.

Related posts

Bekim Balaj rigjen golin te Akhmat Grozny

Q.Autor

FRIKË TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ COVID-19 prek dhe futbollistin e katërt të Klopp, ja emri…

Delo.autor

“DO TË JETË NJË NDESHJE PËR TË MOS U HUMBUR”/ Ish-lojtari gjerman: Presioni është tek anglezët

Delo.autor

Leave a Comment