Boks Shqipëri Sport

AKSIDENTI TRAGJIK/ Ndërron jetë në moshë shumë të re sportisti shqiptar… (FOTO)

Një lajm tronditës për të gjithë ka ardhur ditën e sotme nga Kosova, ku ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare boksieri, Ensar Mujota.

gf

Lajmi është dhënë nga zyrtari i Federatës së Boksit, Latfi Demolli, teksa shkak ka qene një aksident tragjik para dy ditëve.

Në njoftimin e tij, Demolli i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, duke thënë se ai ishte i dashuruar me boksin, gjë të cilën e dëshmoi që në fëmijëri.

Njoftimi i plotë nga Latif Demolli:

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjeçar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,dhe K.B “Skënder Salihu”, ka shkruar Demolli.

“Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skënder Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.”, shkruhet në njoftimin e Latif Demolli.

bhk

Related posts

E PABESUESHME/ Historia e arbitrit të Laçit, si i humbën valixhet në Rinas

Isa.Autor

Lampard bëhet sërish baba/ Historia e trishtë që qëndron pas emrit të vajzës

Isa.Autor

SHERRI KESSIE-BIGLIA NË DERBI/ Ja lojtari që rrezikon të mos luajë në ndeshjen ndaj Sampdorias

Delo.autor

Leave a Comment