Futboll Sport

STUDIMI/ Sulmuesi është pozicioni më i rrezikuar të preket nga koronavirusi

Sulmuesi është pozicioni më i rrezikuar të preket nga koronavirus. E thotë këtë një studim i bërë në Universitetin e Aarhus në Danimarkë-raportuar nga Corriere della Sera.

Në këtë studim janë analizuar 14 ndeshje në SuperLeague daneze duke simuluar praninë e një lojtari të prekur nga Covid-19 dhe kryqëzimet e tij me lojtarët e tjerë në 1 metër e gjysmë distancë. Nëse kontakti mesatar për një lojtar është 1 minutë e gjysmë (87 sekonda dhe 8 të dhjeta, për të qenë të saktë),  për një sulmues është 2 minuta.

Në çdo rast, siç thekson profesori Thomsen i Universitetit të Kopenhagës, nuk është diçka shqetësuese, pasi kontakti nuk është i mjaftueshëm sa për tu infektuar.

Sipas Bordit Ndërkombëtar të Shëndetit, kur je në një distancë më pak se 2 metra nga një person i infektuar duhen më shumë se 15 minuta kontakt për tu infektuar. Studimi danez zbulon gjithashtu se lojtarët amatorë dhe në sektorin e të rinjve janë më pak të rrezikuar për tu infektuar sesa profesionistët: çështje shpejtësie dhe ndërveprimi në fushë.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Këto janë sfidat e turit të dytë që do të zhvillohen ditën e sotme

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Befasohet Barcelona, gati oferta e “çmendur” për “Demin” Lautaro

Delo.autor

18 PYETJE PËR MESSIN/ Ronald Koeman i përgjigjet polemikave në lidhje me “pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment