Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Luftëtari. Rezultati 1-1

Është duke u luajtur, ndeshja mes Teutës dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Teuta do të kërkojë fitoren me çdo kusht në këtë takim, teksa Luftëtari do tentojë të bëjë surprizën.

Martini ka zgjedhur të hedhë në majën e sulmit Gomes, ndërsa në stol do qëndrojë Hebaj. Ndërkaq përballë ish skuadrës së tij do luajë dhe Aleksi.

Ndërkaq Çoçlli ka hedhur në fushën e lojës, lojtarët më të mirë në dispozicion.

Teuta- Luftëtari 1-1

(Gomes 14’/ Lika 90′

Mbyllet ndeshja në “Niko Dovana”.

4 minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt.

90′ Goooollll Luftëtari. Gresild Lika barazon me një goditje dënimi spektakolare. Heshtje në “Niko Dovana”.

86′ Teuta i afrohet golit të dytë, Kalaja godet në hyrje të zonës, Shala largon gjuajtjen qëndore.

83′ Del nga loja Lorenco Vila dhe futet Kalaja në fushë. Martini kryen zëvendësimin e fundit.

82′ Zëvendësimi i tretë për Luftëtarin, largohet Çela dhe futet Haxhiu.

80′ Mbetet i dëmtuar Rustem Hoxha, pas një dyluftimi në ajër.

78′ Avdyli lëviz brenda zonës, gjen hapësirë godet me të majtën, por ndalet nga Shala.

77′ Futet në fushën e lojës Lika, del Lala. Çoçlli kryen zëvendësimin e dytë.

76′ Karton i verdhë për Franci Lalën.

74′ Largohet autori i golit Gomes dhe futet në lojë Rubin Hebaj.

72′ Dalje shumë e shpejtë e Frashërit që del nga porta dhe i largon topin përpara se Mehmetllari të zotëroj topin.

68′ Zëvendësim i parë dhe te Luftëtari, del Duka futet Hyseni.

64′ Del nga fusha e lojës Avdyli, Martini fut në fushë Beqjën.

63′ Kallaku kroson në zonë, topi devijohet dhe rrezikon Luftëtari.

58′ Avdyli vertikalizon për Vilën, ai pason në qendër të zonës, por largon Kukaj.

54′ Aksion i shpejtë i Teutës, Gomes pason te Vila që hyn në zonë, por ndalet nga kundërshtarët.

50′ Goditje këndi për Teutën, momenti i mirë, por askush nuk e prek topin për ta çuar në rrjetë.

48′ Todorovski ndëshkohet me të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

43′ Rustem Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Dalje shumë e shpejtë e Teutës në sulm me pasime të sakta, por Gomes gabon në stopim.

36′ Faull ndaj portierit Shala, ndalon aksioni i Teutës.

34′ Stivi Frashëri pret pa probleme goditjen e Çelës, i cili goditi nga këndi.

28′ Ndalet aksioni i Teutës, Lorenco Vila kapet në pozicion jashtë loje.

25′ Kuros kroson në zone, Shala kontrollon topin, por i shkaktohet faull.

22′ Goditje e lehtë me kokë nga Mehmetllari, Frashër kontrollon topin.

21′ Luftëtari tenton të dalë nga zona, por gabon në pasime, por të pasaktë janë dhe durrsakët.

14′ Goooolll Teuta 1-0. Emiljano Vila tenton me një roveshatë spektakolare, topi kap në tranversë, shkon te Gomes që shtyn topin në rrjetë. Luftëtari proteston për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Pamjet i japin të drejtë ekipit gjirokastrit, pasi në momentin e goditjes së Vilës, Gomes duket qartë që është në pozicion jashtë loje.

11′ Aleksi gjuan me të djathtë, pas një topi të larguar nga kundërshtarët, por sfera shkon jashtë kuadratit.

8′ Aurel Demo tenton me të majtë, topi shumë larg portës.

5′ Çela lëviz bukur jashtë zone, ka hapësirë, godet me të djathtë, por topi shkon mbi traun e portës.

4′ Goditje këndi për Luftëtarin, lojtarët e Teutës largojnë rrezikun nga zona.

Related posts

Ishte heroi i Danimarkës, tani kërkohet nga Roma dhe Chelsea

Isa.Autor

ARRITI AKORDIN ME TIRANËN/ Mesfushori Totre me mision të qartë, gati të zëvendësojë Idi Bathën

Delo.autor

E BUJSHME NË CHAMPIONS/ Basaksehir gjunjëzon “Djajtë e Kuq” dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment