Futboll Seria A Sport

INTER E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Por mesfushori i ofrohet Juventusit, ja vendimi i “Bardhezinjve” (EMRI)

Arturo Vidal është një nga dëshirat më të mëdha te Interi për merkaton e verës, por Barcelona ia ka ofruar atë Juventusit.

Katalanasit prej kohësh interesohen për Miralem Pjaniç, i cili mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në merkaton e verës.

Pikërisht për të mbërritur te mesfushori boshnjak, Barcelona ka futur në marrëveshje Arturo Vidalin, për të cilin nëse do të ndodhte do të ishte një rikthim në Torino.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, drejtuesit bardhezi e kanë refuzuar këtë, pasi duket se nuk e kanë në planet e tyre rikthimin e Vidal. Një lajm ky shumë i mirë për Interin nëse është i vërtetë, me zikaltërit që tashmë do përgatisin sulmin për kilianin.

Related posts

SUPERLIGA KOSOVARE/ Morina nderon Josën, Prishtina shtang Feronikelin dhe merr kreun

Isa.Autor

Vendoset Botërori 2026, Maroku ose tredhëmbëshi SHBA-Kanada dhe Meksika

Sadik.Autor

VIDEO/ Gol identik si xhaxhai i tij para 80 viteve, 18-vjeçari ruan traditën e familjes

Q.Autor

Leave a Comment