Futboll Kategoria Superiore Sport

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Ish-futbollisti i Kukësit i befasuar: Nuk i besoj tamponit, do testohem sërish

Ish-futbollisti i Kukësit, Izair Emini rezultoi  pozitiv në testin për Koronavirus. Edhe pse pa simptoma, tamponi për sulmuesin e Dritës tregon se është mbartës i virusit.

Fubollisti është habitur kur ka marrë vesh lajmin se ishte pozitiv, teksa shpreson në ndonjë gabim të mundshëm, për këtë arsye bën me dije se do të testohet sërish ditë ne nesërme.

“Të them të drejtën edhe unë nuk arrij akoma ta kuptoj se si kam dalë pozitiv. Jam shumë mirë dhe nuk kam shfaqur asnjë simptomë. Po shpresoj që është bërë ndonjë gabim, do të bëj testin përsëri nesë. Thjesht jam shumë mirë, më vjen për t’u çuditur sepse nuk kam asnjë shënjë. Thjesht rezultati më ka dalë pozitivë. Ma konfirmuan që unë jam i vetmi lojtar nga Maqedonia me COVID-19.

Emini gjuan vs Teuta

 

Nuk di si ta shpjegoj lajmin. E kam marrë me pozitivitet, nuk e kam marrë dramatike. Jam shumë mirë dhe nuk ndjej diçka. Jam stërvitur në mënyrë idividuale gati 2 muaj. E kam zbatuar programin. Me pengon vetë-izolimi shtëpiak për 14 ditë, asgjë tjetër”, u shpreh Emini.

Related posts

DHURON SPEKTAKËL/ Neymar “kopjon” Mourinhon dhe tallet me Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Laçi i plotë ndaj Kamzës, rikthehen 4 lojtarë, por mungon Lulaj

Q.Autor

Vanda i bën PRESION INTERIT/ Duhen 8 milionë euro në vit për rinovimin e ICARDIT

Isa.Autor

Leave a Comment