Futboll Seria A Sport

INTER E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Por mesfushori i ofrohet Juventusit, ja vendimi i “Bardhezinjve” (EMRI)

Arturo Vidal është një nga dëshirat më të mëdha te Interi për merkaton e verës, por Barcelona ia ka ofruar atë Juventusit.

Katalanasit prej kohësh interesohen për Miralem Pjaniç, i cili mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në merkaton e verës.

Pikërisht për të mbërritur te mesfushori boshnjak, Barcelona ka futur në marrëveshje Arturo Vidalin, për të cilin nëse do të ndodhte do të ishte një rikthim në Torino.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, drejtuesit bardhezi e kanë refuzuar këtë, pasi duket se nuk e kanë në planet e tyre rikthimin e Vidal. Një lajm ky shumë i mirë për Interin nëse është i vërtetë, me zikaltërit që tashmë do përgatisin sulmin për kilianin.

Related posts

Arapi: Mund të kthehem në Shqipëri, Panucci të thërrasë lojtarët e momentit

Sadik.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Poloni-Itali. Rezultati 0-0

Delo.autor

Pas dëmtimit, PSG gjen zëvendësuesin e Neymarit për duelin kundër Realit

Q.Autor

Leave a Comment