Futboll Premier League Sport

SIGURIA NË STËRVITJE/ Yjet e Premier League përplasen me njëri-tjetrin

Premier Liga rinisi këtë javë me stërvitjet në grupe prej pesë lojtarësh, por të shumtë janë ata që kanë refuzuar që të paraqiten nën urdhrat e trajnerit Lampard për shkak të frikës ndaj Koronavirusit. Pasi kapiteni i Uotfordit, Troi Dinej, refuzoi që të rikthehej në stërvitje, edhe mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë të njëjtën gjë dhe i ka kërkuar klubit që të mos paraqitet në “Cobham”, pasi francezi nuk ndihet mirë dhe ka vendosur që ta vijojë stërvitjen në shtëpi.Chelsea-player-ratings-vs-Tottenham-willian-kante-1220271

Sipas “Daily Mail”, kampioni i botës ka frikë se mund të ketë simptomat e “COVID-19” dhe në pritje të rezultatit të tamponit, ka zgjedhur që të izolohet në shtëpinë e tij. Këtë javë, Premier Liga njoftoi se në 748 testet e para të kryera kishte gjashtë raste pozitive, përfshirë mbrojtësin e Uotfordit, Adrian Mariapa. Por mesazhet që vijnë nga klubet e mëdha, Mançester Junajtidi dhe Liverpuli janë pozitive dhe u bëjnë thirrje kolegëve që të mos kenë frikë.

“Djajtë” dhe “Reds”-at u rikthyen në stërvitje ditën e mërkurë. “Ishte një situatë e çuditshme, por u ndoq protokolli dhe ambienti dukej shumë i sigurt. Të gjithë duken të sigurt dhe po i respektojnë masat. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë problem”, tha kapiteni i Junajtidit, Herri Meguajër.LIVERPOOL

I të njëjtit mendim është edhe kolegu i tij i Liverpulit, Xhordan Henderson: “Është diçka fantastike që u rikthyem dhe u takuam me djemtë. Nxorëm topat jashtë dhe bëmë disa pasime, duke ndërvepruar pak. Ishte me të vërtetë bukur dhe ishte diçka të cilën unë mezi e kam pritur. Mendoj se për shumë prej djemve do të jetë e njëjta ndjesi.

Na është privuar futbolli dhe për shumë është natyrshëm e vështirë, sepse në fund të ditës kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Por duke qenë se ndodhi kjo që ndodhi, gjithçka tjetër bëhet më pak e rëndësishme. Unë ndihem me fat që jam në këtë pozicion. Kemi patur mundësi të reflektojmë për shumë gjëra dhe tani që gjithçka u qetësua disi, rikthimi në stërvitje ishte diçka e sigurt.

Related posts

Arsenali ‘zbarkon’ në Spanjë, gati oferta për yllin e Valencias

Q.Autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË/ Bajrami shënon dhe kualifikohet në Kupën e Italisë, tani e ka radhën Inter (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Etrit Berisha prezantohet tek SPAL, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment