Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ SKANDALI i zbuluar nga mediat rumune, QAKA u ble nga një TRAFIKANT

Ishte një transferim i bujshëm, por fare pak javë pasi ndodhi, po zbulohen edhe hijet e dyshimit me të cilat ishte veshur. Transferimi i Kamer Qakës drejt Steauas së Bukurteshtit, dyshohet se ka pasur lidhje me njerëz që kanë shkelur rregulloret e FIFA-s, por edhe nga njerëz që në të shkuarën e tyre kanë shkelje të rënda ligjore, si përfshirje në organizata kriminale dhe të përfshirë në skandale vjedhjesh.

Dyshimi – Hijet e skandalit janë zbardhur nga mediat rumune. “GSP.ro” ka bërë me dije se në transferimin e Kamer Qakës është përfshirë një kompani, e cila zotëron 25% të vlerës së kartonit të tij. E nga sa bëhet me dije, një palë e tretë e emërtuar “hedbo futboll” që zotëron kartonin e një futbollisti, është diçka e ndaluar nga FIFA. Për këtë, media në fjalë zbulon se kompania e drejtuar nga Arkadie Zaporojanu dhe Viorel Bodiu ka pasur bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e Poli Iasit. Vetë presidenti i kësaj të fundit ka pranuar në një intervistë në lidhje me bashkëpunimin që ka pasur me këtë kompani, edhe pse nuk ka deklaruar saktësisht se çfarë marrëdhëniesh kontraktuale ka ekipi i tij me “hedbo futboll”.

Trafikanti – E si të mos mjaftonte vetëm kjo, në lidhje me kalimin e shqiptarit te Steaua, duket se kompania në fjalë ka një tjetër shkelje të rëndë. Krahas rregullores në lidhje me përqindjen e vlerës së kartonit, diçka e cila nuk është zbardhur plotësisht as nga dokumentacioni zyrtar, kompania në fjalë drejtohet nga njerëz që kanë të shkuar kriminale. Investigimi i medias rumune zbardh të shkuarën e numrit dy të kompanisë, i cili në të shkuarën është përfshirë në Itali në një skandal vjedhjeje dhe trafikimi të makinave luksoze. Bëhet fjalë për Viorel Bodiu, i cili edhe momentalisht e ka të ndaluar futjen në Itali, për shkak të së shkuarës kriminale. Edhe media në fjalë ka lënë të kuptohet se vetë futbollisti është i pafajshëm dhe pa dijeni në lidhje me kompaninë në fjalë, e cila për të ka shërbyer vetëm si kompani menaxhimi.

Related posts

Coutinho njihet me bashkëlojtarët e rinj tek Barcelona (FOTO)

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ PSG mendon për portën, Navas zëvendësohet nga një ndër më të mirët. Ja emri…

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi: Ishte fitore e rëndësishme, drejtoj skuadrën më të titulluar dhe…

Delo.autor

Leave a Comment