Futboll Seria A Sport

“GATI PROJEKTI I RI”/ Mediat italiane: Stadiumi “San Siro” mund të rrëzohet pasi nuk ka më interes

“Stadiumi ‘Meazza’ nuk paraqet më asnjë interes kulturor dhe si i tillë përjashtohet nga dispozitat e mbrojtjes”, ishte përgjigjja që Ministria italiane e Trashëgimisë Kulturore i dha bashkisë së Milanos, që nëntorin e kaluar kërkoi të verifikohej nëse ekzistonte ndonjë interes kulturor për stadiumin e qytetit, duke parë mundësinë e shembjes për shkak të projektit të stadiumit të ri të “Inter”-it të Milanos.

Për departamentin përgjegjës në këtë ministri, stadiumi “San Siro” nuk ka asnjë interes kulturor dhe për këtë arsye mund të shembet. Sipas asaj që lexohet në dokument “mbijetesa e fazës fillestare të ndërtimit, gjatë viteve 1925-1926 dhe ajo e zgjerimit, e viteve 1937-1939 janë plotësisht të lidhura me ndërhyrjet pasuese të adaptimit dhe zgjerimit, të kryera në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe për këtë arsye nuk u nënshtrohen dispozitave, sepse datojnë më pak se 70 vjet më parë”.

Për më tepër, “shtresëzimet, rregullimet dhe shtesat e bëjnë stadiumin një vepër të njohur nga ndërhyrjet e viteve 1953-1955, përveç atyre të viteve 1989-1990, si dhe nga ato pasuese të vitit 2000, për më tepër i një arkitekture që i nënshtrohet një transformimi të vazhdueshëm, bazuar në nevoja që lidhen me përdorimin publik dhe sigurinë dhe përshtatjeve të ndryshme specifike për qëllimin e saj si një arenë futbolli dhe argëtimi publik”.

Related posts

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ LECCES/ Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët e Fiorentinës (FOTO)

Delo.autor

PROJEKTI I CEFERIN/ UEFA i hap udhë krijimit të një kompeticioni të RI për klube

Isa.Autor

Marcelo: E vështirë të gjesh motivim, kur nuk lufton për asnjë trofe!

Delo.autor

Leave a Comment