Futboll Seria A Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI I CONTES/ Ja data kur do të rifillojë Seria A

Në Itali nuk kanë dyshime, Seria A do të rifillojë në datën 20 qershor. Në datën 28 maj do të mbahet edhe takimi i rëndësishëm mes institucioneve sportive dhe kryeministrit të Italisë, Xhuzepe Konte, ku pritet të zyrtarizohet edhe data 20 qershor për rifillimin e një nga kampionateve më të rëndësishëm në botë.

Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi total, duke shuar çdo dyshim. Kujtojmë që UEFA ka vendosur ultimatum që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji.

Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për tu përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit , që pritet të rezultojë më e vështira e sezonit edhe për shkak të kushteve fizike dhe temperaturave të larta.

Related posts

PËR TRAJNERIN PIOL REZERVOHET NJË KALENDAR I HEKURT/ Ja 6 sfidat e ardhshme të Milanit

Delo.autor

NJË LËVIZJE E TILLË U KONSIDERUA SKANDALOZE/ Hulk martohet me mbesën e ish-gruasë vetëm 3 muaj pas ndarjes

Delo.autor

“KOKFORTËSI SHQIPTARE”/ Sokol Cikalleshi pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

F.autor

Leave a Comment