Futboll Seria A Sport

NGA MAURIZIO TEK MAURICIO/ Lëkundet stoli i Sarrit. Tjetër konfrontim me lojtarët

Një titull ta zgjat jetën. Madje, edhe një Champions mund të ndihmojë në këtë drejtim, nuk ka dyshim. Maurizio Sarri luan gjithçka, të tashmen dhe mbi të gjitha të ardhmen, në pak më shumë se një muaj. Aq më tepër që emrat e pasardhësve të mundshëm tashmë po shfaqen në media. Një ditë më parë nga Anglia, “The Telegraph” zbuloi emrin e Mauricio Pochettino për stolin e bardhezinjve, arkitektit të mrekullisë së Tottenham, tani i lirë. Trajneri argjentinas me origjinë italiane ishte kontaktuar nga menaxhmenti i Juventusit, verën e kaluar, përpara zgjedhjes së Sarrit. Dhe emri i tij është përsëri aktual.

Nga Maurizio te Mauricio? Hipoteza është e fortë dhe sugjestionuese, duke patur parasysh “peshën” e protagonistëve, edhe nëse kjo lëvizje do të kërkonte kosto të konsiderueshme financiare, duke marrë parasysh që ish-trajneri i “Spurs” merrte gati 9.5 milionë euro në sezon(në fakt vijon të paguhet ende, sipas kontratës). Sidoqoftë, Pochettino nuk është emri i vetëm në horizont. Nëse Zidane, kampion i freskët i Spanjës, dhe Guardiola, që rifitoi Champions-in me “qytetarët”, pas vendimit të fundit të CAS, i përkasin kategorisë së ëndrrave të pamundura, zëra të tjerë raportojnë për një “gradim” të mundshëm të Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventusit U-23 vjeç (dje marrëdhënia me Fabio Pecchia mbaroi), direkt në stolin e ekipit të parë. Përgjegjësia do të ishte e madhe për ish-kampionin e Milanit dhe Juves, gjithashtu sepse do të ishte përvoja e parë ndonjëherë në pankinë.

Sarri ndodhet në vështirësi, sepse nuk po ndiqet si duhet nga skuadra. Do të shohim çfarë do të ndodhë me të. Për momentin, askush nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë një plan B. Europa dhe ndeshja e kthimit me Lyon (1/8 finale e Champions-it) nuk janë çështje aktuale te “Zonja e Vjetër”. Prioritet është gara për titullin e nëntë radhazi në Serie A, i cili nuk mund të hidhet në erë. Pas rifillimit të sezonit, bardhezinjtë kanë treguar luhatje të shumta. Nëse kryeson ende Serie A, kjo ka ndodhur më shumë për hapat falsë të rivalëve, Lazio dhe Inter. Megjithatë, gjithçka është përsëri në ekuilibër, pas dy pikësh në tri ndeshje. Stoli i Sarrit vazhdon të dridhet, sidomos pas uraganit që shkaktoi përmbysja zhgënjyese kundër Sassuolo. Sipas thashethemeve të zakonshme të mediave sociale, trajneri ka pasur një përballje të re me senatorët e dhomës së zhveshjes. Sarri është në vështirësi, por tani ka një mundësi për shpengim, përplasjen e drejtpërdrejtë të së hënës me Lazio.

Related posts

Çfarë supergoli në miqësoren Gjermani – Spanjë

Sadik.Autor

Manchester United ‘pazar’ tek Dortmund, gati t’ia rrëmbejë supertalentin e skuadrës

Q.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Crvena Zvezda. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment