Bundesliga Futboll Sport

MENDOHEJ SE MUND TË RIVALIZONIN BAYERNIN PËR TITULL/ Trajneri gjerman: Kalendar m*ti, askujt nuk i plas për ne

Lajpcigu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Hertës së Berlinit ditën e djeshme, në një ndeshje për tu harruar për vendasit.nagelsmann

Me këtë barazim, të besuarit e Nagelsamn i largohen edhe më shumë kreut të renditjes, i cili mbahet nga Bajern Mynihu. Trajneri i Lajpcig nuk i kursen kritikat e tij për lojtarët, por duket se është i pakënaqur edhe me kalendarin e ndeshjeve, duke thënë se kundërshtari kishte dy ditë kohë më shumë për tu përgatitur se skuadra e tij.

“Unë nuk jam aspak i kënaqur. Ne thjesht duhet të mësojmë dhe të paraqitemi më mirë. Në mbrojtje ne ishim si një ekip fëmijësh. Zhgënjimi për këtë është shumë i madh. Ishte shumë e vështirë të futeshim në lojë, për ne ishte hera e parë që provonim një javë angleze pas shumë kohësh.

Nuk ishte njësoj për kundërshtarin, të cilët kishin më shumë kohë në dispozicion për tu përgatitur. Nuk arrij ta kuptoj si i kanë vendosur këto data kështu. Ata luajtën të premten ndërsa ne të dielën dhe tani përballemi bashkë të mërkurën. Ky është një kalendar m***, nga i cili u prekëm përsëri. E kemi thënë këtë edhe në takimet që kemi pasur, por askujt nuk i plasi.”, u shpreh Nagelsman.

Related posts

Mourinho: Kemi nevojë për Sanchez

Q.Autor

INCIDENTI I FRIKSHËM/ Gazetaren e përplasin KEQ në tokë teksa raportonte “live” (VIDEO)

Isa.Autor

Kategoria e Dytë/ Grupi A: Gramshi “shkatërron” Vllazninë, Tërbuni fiton në tavolinë me Tiranën

Isa.Autor

Leave a Comment