Futboll Sport

SKUADRA AKTUALE, PLUS TRE YJE! “The Sun” zbulon top-formacionin e Realit

Tabloidi i njohur anglez “The Sun” ka hartuar një top-formacion, me të cilin mund të luajë Real Madridi në sezonin e ardhshëm. Sikurse duket edhe në paraqitjen grafike, 3 lojtarë të rinj janë ingranuar aty. Bëhet fjalë për tri “pesha të rënda”, ndërkohë që “senator” aktualë mund të largohen, përfshirë edhe “Topin e Artë”, Luka Modric.

Tri prurjet e reja janë me vlerë mjaft të madhe në treg: Haaland, Pogba dhe Mbappe. Me këtë treshe ofensive, duke llogaritur edhe Eden Hazard të rikuperuar plotësisht, galaktikët do të bëheshin të pandalshëm për këdo në Spanjë dhe kontinent. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto dëshira të Florentino Perez, që “The Sun” i bën fakt të kryer, do të realizohen në merkaton e kësaj vere apo jo.

Në fakt, kriza e koronavirusit ka krijuar probleme të mëdha financiare për klubet e futbollit, ndaj priten lëvizje “tektonike”, që mund ta tejkalojnë edhe imagjinatën. Real Madridi mbetet në kuota komode financiare, ndaj do të bëjë çmos ta shfryëzojë situatën, për të marrë tri “pesha të rënda” nga rivalët dhe blinduar grupin e formacionin e Zidane. Ky top-formacion i Real Madridit do të përbëhej nga: Courtois – Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo – Casemiro, Kroos, Pogba – Hazard, Haaland, Mbappe. /Telesport

Related posts

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ Shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet në stërvitje lojtari i Inter…

Delo.autor

SPALETI “PËRKËDHEL” BRAZILIANIN/ Ka një të majtë si ajo e Roberto Carlos

Isa.Autor

PLAS TEK REALI/ PEREZ tregon se kush është FAJTORI për humbjen e MADRILENEVE

Isa.Autor

Leave a Comment