Futboll Sport

DY SHQIPTARËT PËRMBYSIN SLAVEN BELUPO/ Goli i Uzunit dhe perla nga Çokaj dërgojnë Lokomotivën në finale (VIDEO)

Lokomotiva e Zagrebit, ku luajnë shumë lojtarë shqiptarë, ia ka dalë të shkojë në finalen e Kupës së Kroacisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Slaven Belupo në gjysmë-finale.

Një ndeshje ku u aktivizuan plot 5 lojtarë shqiptarë, si Kastrati, Mersinaj, Tuci, Çokaj dhe Uzuni. Pikërisht këta dy të fundit, kanë shënuar nga një gol dhe ishin vendimtarë për ta dërguar Lokomotivën në finale. Si fillim ishte Enis Çokaj, i cili realizoi në minutën e 68’, duke barazuar shifrat, pas avantazhit të marrë nga Slaven Belupo në minutën e 6′.

LOKOMOTIVA

Toliç me golin e realizuar në minutën e 80’ përmbysi gjithçka, ndërsa për t’i vendosur kapakun kësaj fitore mendoi sulmuesi tjetër shqiptar, Myrto Uzuni, i cili realizoi në minutën e 95’, duke e çuar Lokomotivën në finale dhe tani presin të mësojnë kundërshtarin, i cili do jetë një nga Rijeka ose Osijek që do të luajnë sot gjysmë-finalen.

Related posts

LUKAKU RRËFEN 360 GRADË/ Nga fëmijëria e vuajtur tek ëndrra e realizuar, Inter

Delo.autor

PRESIONI PËR FINANCAT NË EUROPË/ Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi “shpërthen”: Boll me ultimatume…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Kushton 80 milionë euro, Liverpool kërkon t’i bëjë një super dhuratë Klopp-it

Delo.autor

Leave a Comment