Futboll Ligue 1 Sport

KLAUZOLA ANI-JUVENTUS/ Vendoset e ardhmja e Icardit, ja ku do të vazhdojë karrierën ylli argjentinas

Tani është zyrtare. PSG-ja ka blerë përfundimisht kartonin e Mauro Ikardit. Palët kanë rënë dakord për 58 milionë euro. Një shifër më e ulët se klauzola 70 milionë euro që ishte përcaktuar në formulën e huazimit mes kampionëve francezë dhe Interit.

PSG-ja e ka bindur futbollistin dhe është firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024. Zikalërit do të marrin menjëherë 50 milion euro, ndërsa 8 milionë euro të tjerë falë një bonusi që mund të arrihet shumë lehtë nga aktivizimet dhe golat e sulmuesit në sezonin e ardhshëm.

Por ajo që bie në sy është një klauzolë e veçantë, e cila është pagëzuar menjëherë si “anti-Juventus” nga mediat italiane.

Ajo pengon PSG-në ta shesë menjëherë Ikardin në një skuadër të Serie A. Nëse kjo ndodh brenda 12 muajve të ardhshëm, atëherë klubi parizien është i detyruar t’i paguajë Interit edhe 15 milionë euro.

Related posts

PSG-ja gati ta largojë Kurzawan, alarmohet Barcelona

Q.Autor

“ËSHTË NDER TË PËRFAQËSOJ ZVICRËN”/ Kapiteni Xhaka: Do të japim gjithçka për të shkuar më tej

Delo.autor

Mourinho në udhëkryq/ Zinedine Zidane zëvendësuesi i tij tek Man United

Isa.Autor

Leave a Comment