Futboll Seria A Sport

“VITET MË KANË MËSUAR…”/ “Gardiani” Buffon jep kushtrimin e fortë tek Juventus

“Vitet më kanë mësuar që njeriu gjithmonë duhet të gjejë energjinë e duhur në vetvete për të filluar përsëri, më i përqendruar se më parë”. Gianluigi Buffon ka dhënë përmes rrjeteve sociale njëlloj kushtrimi për të tijtë, bardhezinjtë e Juventusit, duke reflektuar në funksion të rifillimit të sezonit. “Rezultatet që do të vijnë do të jenë produkt i angazhimit dhe punës sonë”, – shkroi, po ashtu, portieri i Juventusit në llogarinë e tij në Instagram.

Portieri veteran, që u kthye në Torino verën e kaluar, pas sezonit me PSG, po përgatitet për rifillimin e futbollit italian, që ka ndaluar prej marsit, si rezultat i pandemisë së “Coronavirus”. Juve duhet t’ia rifillojë nga Kupa e Italisë, me gjysmëfinalen e kthimit kundër Milanit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e pare, luajtur në “San Siro”. Bardhezinjtë janë, po ashtu, në garë dhe ambicie maksimaliste në dy kompeticione të tjerë; kampionatin italian dhe Champions.

Related posts

SAKRIFIKOI KOMBËTAREN PËR ZVICRËN/ Gazetari “thumbon” Berhamin: Të njohin si luftëtar, por ti ke ikur nga…

Delo.autor

LIVE| Teuta-Skënderbeu, Barazim dramatik në “Niko Dovana”. Durrsaku Gripshi ndëshkon vendasit

Delo.autor

FITORE ME 5 GOLA NË TRANSFERTË/ Dy futbollistë kuqezi shpallen kampionë në javën e parafundit dhe sigurojnë Champions

F.autor

Leave a Comment